500 mijë euro gjobë për secilin: Real Madridi konfirmon dënimet për Fede Valverden e Aurelien Tchouamenin

Sport

Real Madridi ka konfirmuar se i ka gjobitur me nga 500 mijë euro për secilin, dyshen Federico Tchouameni dhe Aurelien Tchouameni pasi u përplasën fizikisht në dhomën e zhveshjes. Valverde goditi kokën në tavolinë, ku si pasojë mori traumë në tru dhe humbi kujtesën për disa gjëra, derisa tani do t’i nevojiten disa javë për […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi ka konfirmuar se i ka gjobitur me nga 500 mijë euro për secilin, dyshen Federico Tchouameni dhe Aurelien Tchouameni pasi u përplasën fizikisht në dhomën e zhveshjes.

Valverde goditi kokën në tavolinë, ku si pasojë mori traumë në tru dhe humbi kujtesën për disa gjëra, derisa tani do t’i nevojiten disa javë për t’u kthyer në formë.

Real Madridi ka njoftuar se dy lojtarët kanë kërkuar falje për veprimet e marra si dhe janë pajtuar me secilin dënim të klubit.

“Real Madrid C.F. njofton se, pas ngjarjeve që çuan dje në hapjen e procedurave disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouaméni, të dy janë paraqitur sot para oficerit hetues.

Gjatë paraqitjes së tyre, lojtarët shprehën keqardhjen e sinqertë për atë që ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.

Po ashtu, ata i përcollën kërkimfaljen e tyre klubit, bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve, ndërsa të dy ofruan bashkëpunimin e plotë me Real Madridin, të gatshëm të pranojnë çfarëdo sanksioni që klubi e konsideron të përshtatshëm.

Në dritën e këtyre rrethanave, Real Madridi ka vendosur të vendosë një gjobë prej pesëqind mijë eurosh për secilin lojtar, duke përmbyllur kështu procedurat e brendshme përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Tchouameni do të ftohet nga Reali për “El Clasicon” ndaj Barcelonës në vikend./Telegrafi/