14 të vdekur nga përmbytjet në Indi, mijëra të zhvendosur – pamje nga zona e goditur

Bota

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në Kerala të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën vendin gjatë fundjavës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Numri i të vdekurve në incidentet e lidhura me shiun u rrit në 14 në Kerala, me gati 7,700 njerëz të evakuuar dhe duke gjetur […]

Madhësia e shkronjave

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në Kerala të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën vendin gjatë fundjavës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu.

Numri i të vdekurve në incidentet e lidhura me shiun u rrit në 14 në Kerala, me gati 7,700 njerëz të evakuuar dhe duke gjetur strehim në 275 kampe ndihme të ngritura në të gjithë shtetin.

Kryeministri i Keralës, V. D. Sadesan, tha se do të takohej me zyrtarë të distriktit për të shqyrtuar rregullimet për strehimoret.

Ai shtoi se operacionet e pastrimit kishin filluar në zonat e prekura nga përmbytjet.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive, disa pjesë të shtetit pritej të përjetonin erëra të forta dhe reshje të moderuara shiu edhe të martën.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë detyruar gjithashtu mbylljen e shumë shkollave në shtet, ndërsa autoritetet kanë shtyrë një konkurs për rekrutimin e mësuesve në nivel shtetëror.

Në shtetin fqinj verior të Karnatakas, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu që vrau një çift dhe djalin e tyre të shtunën. /Telegrafi/