<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804454-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="750" height="500" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804454-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren"></p>Një 13-vjeçar ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13-vjeçar. “Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është</div>
Një 13-vjeçar ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13-vjeçar.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi bëri me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave’, tha më tej ai.