Zyrtare: Ministria e Mbrojtjes Kosovës, pa rol në testimin e dronit “Skifter K1”

LAJME

n Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mohon përfshirjen në testimin e dronëve, thotë se nuk ka lëshuar asnjë leje nnnn Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka deklaruar se nuk është e përfshirë në asnjë mënyrë në testimin e dronëve të prezantuar së fundmi, përfshirë edhe dronin e quajtur “Skifter K1”, si dhe se nuk ka […]

Madhësia e shkronjave

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mohon përfshirjen në testimin e dronëve, thotë se nuk ka lëshuar asnjë leje

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka deklaruar se nuk është e përfshirë në asnjë mënyrë në testimin e dronëve të prezantuar së fundmi, përfshirë edhe dronin e quajtur “Skifter K1”, si dhe se nuk ka lëshuar asnjë leje për aktivitete të tilla.

Lexo edhe nga LAJME
39230-462×1024-1

Në një përgjigje me shkrim për VOX Kosova, Ministria thekson se nuk ka pasur asnjë rol institucional në testime dhe se, sipas njohurive të saj, asnjë institucion i Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë procesi të tillë.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përfshirë në asnjë testim të dronit të prezantuar si Skifter K1. Bazuar në njohuritë tona, asnjë nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Po ashtu, Ministria njofton se nuk ka dhënë leje për testime apo aktivitete të lidhura me dronë dhe se rasti është duke u hulumtuar, në përputhje me kompetencat ligjore.

Ky reagim vjen në kohën kur në opinionin publik janë ngritur dilema dhe pretendime lidhur me origjinën, testimin dhe autorizimet për dronët e përmendur. Ministria e Mbrojtjes thekson se çdo aktivitet i tillë duhet të zhvillohet vetëm në bazë të procedurave ligjore dhe me autorizimet përkatëse.

Institucionet kanë paralajmëruar se, pas përfundimit të hulumtimit, publiku do të njoftohet për gjetjet përkatëse.