Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt

Sport

Manchester City e ka konfirmuar se trajneri Enzo Maresca ka marrë pozitën e trajnerit. “Qytetarët” e kanë zëvendësuar Pep Guardiolan me ish-asistentin e tij, që së fundmi ishte në krye të Chelseas. Përmes një komunikate zyrtare, City njoftoi se Maresca ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2029. “Manchester City është i […]

Madhësia e shkronjave

Manchester City e ka konfirmuar se trajneri Enzo Maresca ka marrë pozitën e trajnerit.

“Qytetarët” e kanë zëvendësuar Pep Guardiolan me ish-asistentin e tij, që së fundmi ishte në krye të Chelseas.

Përmes një komunikate zyrtare, City njoftoi se Maresca ka nënshkruar kontratë trevjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2029.

“Manchester City është i lumtur të konfirmoj afrimin e Enzo Maresca si trajner. Italiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Maresca është i lumtur që u rikthye sërish te City dhe skuadrën që do ta drejtojë.

“Manchester City është klub që e njoh shumë mirë dhe për ta menaxhuar këtë klub është mundësi brilante për mua”.

“Do të jetë aventura ime e tretë këtu. E njoh këtë klub, kërkesat dhe pritjet. Kualiteti i njerëzve që punojnë këtu e bënë të veçantë dhe dua t’i falënderoj që kanë shfaqur besim në aftësinë time”, deklaroi ai./Telegrafi/