Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, e ka mbështetur publikisht kapitenin e Portugalisë pas vendimit të tij për t’u larguar nga kampi i ekipit kombëtar.
Elma ndau një mesazh në Instagram dhe shtoi fjalët “gjithçka është thënë këtu”, duke mbështetur kritikat për trajtimin që mori Ronaldo mes polemikave të fundit.

“CR7 meritonte më shumë respekt. Ekipi kombëtar meritonte më shumë strukturë. Gazetaria portugeze meritonte më shumë kompetencë dhe më pak spekulime. Sa i përket popullit portugez, epo… ata nuk meritojnë të kenë më të mirët në asgjë”.
“Jemi ziliqarë, përbuzës, injorantë dhe meritojmë të kthehemi te mediokriteti që kemi pasur gjithmonë në futboll para CR7. Faleminderit për gjithçka, CR7! Meritoje më shumë!”, ka shkruar motra e Ronaldos.
Ndryshe, Ronaldo njoftoi largimin e tij nga kampi i Portugalisë të mërkurën mbrëma pas një bisede me presidentin e FPF-së, Pedro Proenca. /Telegrafi/





