Zyrtare: Bylbyl Sokoli, trajneri i Malishevës

Sport

FC Malisheva ka zyrtarizuar rikthimin e Bylbyl Sokoli në pozitën e trajnerit të ekipit të parë, për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi nga Malisheva bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, i cili rikthehet për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të mbetura sezonalë. Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i Sokolit […]

Madhësia e shkronjave

FC Malisheva ka zyrtarizuar rikthimin e Bylbyl Sokoli në pozitën e trajnerit të ekipit të parë, për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi nga Malisheva bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, i cili rikthehet për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të mbetura sezonalë.

Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i Sokolit vjen me synime të qarta për përmirësimin e rezultateve dhe rritjen e performancës së ekipit.

“Prof. Sokoli rikthehet në Malishevë me objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë t’i arrijmë së bashku”, thuhet në komunikatën e klubit.

FC Malisheva i ka uruar mirëseardhje trajnerit, duke shprehur besim se bashkëpunimi i ri do të jetë i suksesshëm dhe do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e skuadrës në vazhdim të kampionatit. /Telegrafi/