Policia ka dhënë detaje rreth incidentit me zjarr që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se zjarri ka përfshirë dhe ka djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit.
Ai shtoi se si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së, derisa theksoi se një person i dyshuar është në kërkim.
“Rreth orës 02:40 është raportuar për një incident zjarri në fshatin Ratkoc-Rahovec. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme edhe në objektin e QMF-së. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur pasoja për njerëzit. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “zjarrvënie”. Lidhur me rastin, jemi në kërkim të një personi të dyshuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj
Zjarri dëmtoi edhe QMF-në, policia në kërkim të të dyshuarit – detaje nga incidenti në Rahovec
<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808262-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Zjarri dëmtoi edhe QMF-në, policia në kërkim të të dyshuarit – detaje nga incidenti në Rahovec" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="780" height="439" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808262-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Zjarri dëmtoi edhe QMF-në, policia në kërkim të të dyshuarit – detaje nga incidenti në Rahovec"></p>Policia ka dhënë detaje rreth incidentit me zjarr që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se zjarri ka përfshirë dhe ka djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit. Ai shtoi se si</div>






