Zelensky: Dokumenti amerikan për garancitë e sigurisë së Ukrainës është gati! Pritet ratifikimi në Kongresin e SHBA-së dhe në parlamenton tonë

Nacionale

<div><div><img width="572" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816675-zelensky-dokumenti-amerikan-per-garancite-e-sigurise-se-ukraines-eshte-gati-pritet-ra69766e4e16918.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="zelensky:-dokumenti-amerikan-per-garancite-e-sigurise-se-ukraines-eshte-gati!-pritet-ratifikimi-ne-kongresin-e-shba-se-dhe-ne-parlamenton-tone" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="572" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816675-zelensky-dokumenti-amerikan-per-garancite-e-sigurise-se-ukraines-eshte-gati-pritet-ra69766e4e16918.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="zelensky:-dokumenti-amerikan-per-garancite-e-sigurise-se-ukraines-eshte-gati!-pritet-ratifikimi-ne-kongresin-e-shba-se-dhe-ne-parlamenton-tone" loading="lazy"></p>Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se dokumenti amerikan që lidhet me garancitë e sigurisë për Ukrainën është përfunduar plotësisht, ndërsa Kievi pret konfirmimin për kohën dhe vendin e nënshkrimit të tij. “Për ne, garancitë e sigurisë janë mbi të gjitha garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe tani presim</div>

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se dokumenti amerikan që lidhet me garancitë e sigurisë për Ukrainën është përfunduar plotësisht, ndërsa Kievi pret konfirmimin për kohën dhe vendin e nënshkrimit të tij.
“Për ne, garancitë e sigurisë janë mbi të gjitha garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe tani presim nga partnerët tanë të konfirmojnë se kur dhe ku do ta nënshkruajmë”, deklaroi Zelensky gjatë një konference për shtyp nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë.
Ai shtoi se pas nënshkrimit, dokumenti do t’i dërgohet për ratifikim Kongresit të SHBA-së dhe parlamentit ukrainas.
Nga ana e tij, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, pas takimit me Zelenskyn, u tha gazetarëve se Rusia po shmang angazhimin për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, duke refuzuar gjithashtu pranimin e një armëpushimi. /Panorama