Ballina Vendore Rezoluta H.R. 6411 e SHBA-së synon ndalimin e diskriminimit dhe zgjidhjen e...

Rezoluta H.R. 6411 e SHBA-së synon ndalimin e diskriminimit dhe zgjidhjen e çështjes së Krahinës Shqiptare

36

Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, u bë më 21 janar 2026 në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së. Ai prezantoi Rezolutën me numër H.R. 6411, duke paraqitur dëshmi për diskriminimin sistematik ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Pas kalimit në komision, rezoluta do të raportohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve dhe më pas do t’i nënshtrohet votimit në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Nëse miratohet, ajo kalon në Senatin amerikan dhe më pas dërgohet tek Presidenti për nënshkrim.

Reklama

Miratimi i projektligjit përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve etnikë në Serbinë Jugore. Rezoluta krijon bazën normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare sipas parimeve universale të të drejtave të njeriut dhe instrumenteve ndërkombëtare.

Shkruan: Refik Hasani

Zbatimi i saj pritet të kontribuojë në një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rendin juridik demokratik. Ky akt është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave kolektive dhe themelore të shqiptarëve në këtë rajon dhe mbrojtjes së vlerave demokratike.

Rezoluta gjithashtu evidenton diskriminimin sistematik që vazhdon nga Serbia, përfshirë moszbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, mos-përfaqësimin proporcional në institucione shtetërore, pengesa në hapjen e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, si dhe pasivizimin e adresave të mbi 25 mijë qytetarëve shqiptarë.

Autoritetet ndërkombëtare, përfshirë SHBA, BE dhe OKB, pritet të monitorojnë zbatimin e saj për të garantuar respektimin e marrëveshjeve dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Rezoluta kërkon zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme për statusin politik dhe juridik të Krahinës Shqiptare.
🛑Moszbatimi ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, pasi aktulisht jan 48-minibaza ushtarake, në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evropë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime e arsenale të ndryshme luftarake që jan në gatishmëri lufte, 🛑Moskthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë, dhe mospërfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve, 🛑Moszbatim në hapjen e një Spitalë Regjional, me gjithë Klinikat përkatëse për pacientë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, 🛑Mos ndalja e diskriminimit përmesë pasivizimit të adresave-një pastrimi etnik, 🛑Mos ndalja e praktikave margjinalizuese-diskriminuese,jan fshirë shprehur në numër, mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë,u jan pasivizuar adresat nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat, 🛑mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, 🛑moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra 🛑mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore të ndieshme të sigurisë, 🛑moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, 🛑Moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, 🛑mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, 🛑mosndërprerja e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, 🛑Moszbatimi në hapjen-themelimin e një Instituti për trashigimi Kulturoro-Historike, 🛑mostopimi i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime, 🛑 u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik. 📍Kjo shenon se e kemi shprehur vullnetin plebishitar edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe ✅️ KËRKON ZGJIDHJE TË DREJTË, të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. 🗓️Pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, të vazhdohet edhe në nivelin më të lartë të BE-s,🇪🇺 dhe OKB-ës, 🇺🇳që ta kushtëzojn dhe detyrojn Serbinë në realizimin e zbatimit të gjithë marrëveshjeve, dhe kjo Krahinë🇦🇱përfundimisht të zgjidhë statusin Politik dhe Juridik të saj.

- Reklamë -