Këngëtari Sombr është raportuar si një nga të ftuarit në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, që pritet të zhvillohet në New York.
Sipas TMZ, ai do të marrë pjesë në një nga eventet e organizuara më 3 korrik në Madison Square Garden, ku çifti do të mbledhë miqtë e tyre më të afërt për ahengun para dasmës.

Sombr dhe Taylor Swift janë parë shpesh së fundmi, duke kaluar kohë së bashku në disa evente në New York, përfshirë edhe një dalje pas një ndeshjeje të New York Knicks.
Ai ka performuar gjithashtu në ceremoninë e pranimit të Swift në Songwriters Hall of Fame, ku ka pasur edhe një moment takimi me Travis Kelce.
Në listën e të ftuarve përmenden edhe emra të tjerë të njohur si Ed Sheeran, Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Karlie Kloss, duke e kthyer eventin në një mbledhje të madhe yjesh.
Raportohet gjithashtu se të ftuarit janë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti (NDA), duke mos lejuar publikimin e detajeve të festës, gjersa organizimi i dasmës së çiftit pritet të jetë një nga më të përfolurit e vitit.
Taylor dhe Travis, të fejuar që nga viti 2025 pas një lidhjeje dyvjeçare, po përgatisin një ceremoni që pritet të jetë një nga më të mëdhatë dhe më të mbrojturat nga mediat në botën e showbiz-it, duke kombinuar luksin me privatësinë maksimale. /Telegrafi/





