Aktori i njohur, Sam Neill, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një beteje me një formë të rrallë të limfomës jo-Hodgkin.
Pas lajmit të trishtë, kolegë dhe fansa nga e gjithë bota kanë ndarë mesazhe prekëse për nder të aktorit.

Neill fitoi famë ndërkombëtare me rolin e paleontologut Alan Grant në filmin ikonë “Jurassic Park”, ku luajti përkrah Laura Dern, Jeff Goldblum dhe Richard Attenborough.
Gjatë karrierës së tij u vlerësua me nominime për Emmy dhe Golden Globe, duke lënë gjurmë në shumë projekte filmike e televizive.
Aktori Richard E. Grant e kujtoi Neillin si një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm, duke shkruar se ai ishte ‘një zotëri i vërtetë’ dhe një person që e kishte mbështetur gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tij.
Edhe Cillian Murphy u nda me fjalë emocionuese nga aktori, duke e përshkruar si një nga njerëzit më të sjellshëm, më të dashur dhe më të talentuar me të cilët kishte punuar.
Dedikime për Sam kanë ndarë gjithashtu Kylie Minogue dhe Laura Dern, e cila shkroi se ai ishte “hero, legjendë dhe një mik i madh”, duke shtuar se do t’u mungojë pafundësisht. /Telegrafi/





