Votimi rifillon në qendrën e votimit në Kralevë, mungonte një faqe e tërë me votues të regjistruar

Bota

Komisioni Zgjedhor i qytetit Kralevë, ka bërë të ditur se votimi është pezulluar në qendrën e votimit nr. 3 në Kralevë, pasi në listën zgjedhore mungonte një faqe që përmbante listën e votuesve të regjistruar. Votimi ka rifilluar pasi ka mbërritur lista e plotë e votuesve të regjistruar për këtë qendër votimi, transmeton Telegrafi. Në […]

Madhësia e shkronjave

Komisioni Zgjedhor i qytetit Kralevë, ka bërë të ditur se votimi është pezulluar në qendrën e votimit nr. 3 në Kralevë, pasi në listën zgjedhore mungonte një faqe që përmbante listën e votuesve të regjistruar.

Votimi ka rifilluar pasi ka mbërritur lista e plotë e votuesve të regjistruar për këtë qendër votimi, transmeton Telegrafi.

Në territorin e qytetit të Kralevës në Serbi ka 97.975 votues të regjistruar.

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Votimi po zhvillohet në 103 qendra votimi – një ulje prej 26 qendrash votimi krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023.

Që nga hapja e vendvotimeve, para çdo qendre votimi janë vërejtur radhë qytetarësh që presin për të votuar. /Telegrafi/

Komentet