Von der Leyen: Sulmet e Houthi-ve po e çojnë Lindjen e Mesme drejt një spiraleje dhune

Bota

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Houthi-ve ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit, duke e cilësuar atë si një “përshkallëzim të rrezikshëm” të situatës në Lindjen e Mesme. Përmes një deklarate, von der Leyen paralajmëroi se sulmet e grupit të mbështetur nga Irani po e shtyjnë rajonin drejt një “spiraleje […]

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e Houthi-ve ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit, duke e cilësuar atë si një “përshkallëzim të rrezikshëm” të situatës në Lindjen e Mesme.

Përmes një deklarate, von der Leyen paralajmëroi se sulmet e grupit të mbështetur nga Irani po e shtyjnë rajonin drejt një “spiraleje dhune”, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe të pasojave përtej kufijve të rajonit, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, sulmet nuk kërcënojnë vetëm sigurinë e popullsisë civile, por po destabilizojnë edhe nyje të rëndësishme të transportit dhe furnizimit me energji, të cilat kanë rol kyç në funksionimin e ekonomisë globale.

“Sulmet po destabilizojnë nyjet kryesore globale të transportit dhe energjisë, ndërsa pasojat e tyre po ndihen në mbarë botën”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Von der Leyen kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë të thellojnë më tej paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

“Këto sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë”, përfundoi ajo.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë rajonale dhe ndikimin e sulmeve ndaj infrastrukturës strategjike po shtohen, veçanërisht për shkak të rëndësisë që transporti dhe energjia e Lindjes së Mesme kanë për tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/