Vjosa Osmani pasi ja hedhi vallës në Shkodër: Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, Shkodra i ka dhënë shumë kombit shqiptar

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/Vjosa66-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1079" height="607" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/Vjosa66.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Shkodrën sot, për nder të festës së 28 Nëntorit, ku është takuar me disa liderë të Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Osmani ka falënderuar qytetarët e Shkodrës për mikpritjen dhe ka shprehur mirënjohjen e saj për kryetarin e Bashkisë, Benet Beci. “Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në […]</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Shkodrën sot, për nder të festës së 28 Nëntorit, ku është takuar me disa liderë të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Osmani ka falënderuar qytetarët e Shkodrës për mikpritjen dhe ka shprehur mirënjohjen e saj për kryetarin e Bashkisë, Benet Beci.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në Shkodrën e kulturës, besës dhe qëndresës shqiptare, Kryetar Beci! Kënaqësi që Shkodrën ta vizitojmë në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ditës që i bashkon në një zemër të vetme të gjithë shqiptarët, kudo që janë,” ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi gjithashtu kontributin e Shkodrës për kombit shqiptar, duke e cilësuar atë si djep të traditës dhe identitetit kombëtar.
“Shkodra i ka dhënë kaq shumë kombit shqiptar dhe ka qëndruar gjithmonë si djep i traditës dhe i identitetit tonë kombëtar.”, thuhet tutje në postim.