Policia austriake ka arrestuar në Vjenë dy persona, një 22-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe një 29-vjeçar me shtetësi të Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të narkotikëve.
Operacioni është zhvilluar më 29 shtator 2026, rreth orës 13:00, në distriktin Rudolfsheim-Fünfhaus të Vjenës, raporton Heute.at.
Hetimet janë kryer nga Njësia Speciale për Luftimin e Krimit Rrugor (EGS), e cila kishte mbledhur të dhëna për aktivitetin e dyshuar të dy personave.

Pas hetimeve intensive, zyrtarët i lokalizuan dy të dyshuarit dhe i ndaluan në rrugë, transmeton Telegrafi.
Ata po mbanin me vete disa kuti transporti, në të cilat policia gjeti rreth 16 kilogramë produkte k*******.
Megjithatë, operacioni nuk përfundoi me arrestimin e tyre. Hetimet e mëtejshme i çuan zyrtarët drejt dy apartamenteve dhe një kontejneri depozitimi që dyshohej se ishin të lidhur me të dyshuarit.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe rreth 88 kilogramë produkte të tjera k******* dhe 834 gramë k******.
Në total, autoritetet konfiskuan rreth 104 kilogramë produkte k******* dhe 834 gramë k******.
Gjithashtu u sekuestrua edhe një shumë parash në euro, ndërsa shuma e saktë nuk është bërë e ditur.
Dy të dyshuarit aktualisht ndodhen në ndalim policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Të dy personat konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Telegrafi/





