​Vendimin e Kushtetueses Haxhiu e komenton nesër në Kuvend

Nacionale

Albulena Haxhiu, zonja që po e drejton shtetin e Kosovës, nga cilësia e kryetares së Kuvendit, është përmbajtur sot nga komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili konstaton vonesat në konstituimin e legjislaturës së re, dhe moskompletimin e kryesisë së saj. E pyetur lidhur me këtë vendim, derisa ishte në Banjskë, në përkujtim të […]

Madhësia e shkronjave

Albulena Haxhiu, zonja që po e drejton shtetin e Kosovës, nga cilësia e kryetares së Kuvendit, është përmbajtur sot nga komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili konstaton vonesat në konstituimin e legjislaturës së re, dhe moskompletimin e kryesisë së saj.

E pyetur lidhur me këtë vendim, derisa ishte në Banjskë, në përkujtim të heroit, Afrim Bunjaku, ajo tha se kjo temë do të trajtohet të premten në kryesinë e re.

“Nesër pas mbledhjës së kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu./kp/