“Vendimi ishte i trajnerit, unë jam gati”, Fisnik Asllani flet pas humbjes, tregon pse Edon Zhegrova e gjuajti penalltinë

Sport

Fisnik Asllani u shprehë i pakënaqur me humbjen nga Austria, por konfirmoi që është gati për të luajtur nga minuta e parë me Izraelin. Ylli i Hoffenheimit për “Klan Kosova” deklaroi se ka qenë i gatshëm nga fillimi, por ishte zgjedhje e përzgjedhësit Franco Foda. Ndër të tjera, ai u pyet për penalltinë që e […]

Madhësia e shkronjave

Fisnik Asllani u shprehë i pakënaqur me humbjen nga Austria, por konfirmoi që është gati për të luajtur nga minuta e parë me Izraelin.

Ylli i Hoffenheimit për “Klan Kosova” deklaroi se ka qenë i gatshëm nga fillimi, por ishte zgjedhje e përzgjedhësit Franco Foda.

Ndër të tjera, ai u pyet për penalltinë që e gjuajti Edon Zhegrova, ku deklaroi se ishte dëshirë e yllit të Juventusit për të gjuajtur.

“Si është gjendja jote, pse s’luajte titullar? Unë isha në formë. Ishte vendim i trajnerit? Po. Pse Edoni e gjuajti penalltinë para teje? Ka dashtë me gjuajt, ka gjuajt edhe ka dhënë gol”.

I pyetur për Austrinë, ai nënvizoi se austriakët ishin më të mirë se irlandezët dhe me meritë fituan.

“Austria ka qenë ekip më i mirë. Ka luajtur më mirë. Është futboll dhe tani duhet të japim maksimumin ndaj Izraelit”.

“Normalisht, Austria ka qenë kundërshtar më i fortë se Irlanda. Luajtën më mirë, nuk patëm fat. Tash është koha me bo stërvitje edhe me lujt të enjten”.

Përndryshe, në ndeshjen e radhës Kosova do të jetë mysafir i Izraelit në Hungari më 1 tetor./Telegrafi/