Vëllai i vogël i Yamalit është sërish tema kryesore e rrjeteve sociale – vodhi vëmendjen pas finales së Kupës së Botës

Magazina

Keyne, vëllai trevjeçar i futbollistit spanjoll Lamine Yamal, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës. I vogli u shfaq në tribunat e stadiumit duke ndjekur ndeshjen me fanellën e kombëtares spanjolle. Pas përfundimit të ndeshjes, ai zbriti në fushë dhe vrapoi drejt vëllait të tij, […]

Madhësia e shkronjave

Keyne, vëllai trevjeçar i futbollistit spanjoll Lamine Yamal, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës.

I vogli u shfaq në tribunat e stadiumit duke ndjekur ndeshjen me fanellën e kombëtares spanjolle.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai zbriti në fushë dhe vrapoi drejt vëllait të tij, duke e përqafuar me emocion.

Momentet e tij të gëzueshme menjëherë u bënë virale në rrjetet sociale.

Keyne tërhoqi vëmendjen teksa pozoi pranë Lamine dhe trofeut të Kupës së Botës, duke bërë edhe disa gjeste lozonjare para kamerave.

Vogëlushi vazhdoi të shijonte festën në fushë, duke vrapuar i lumtur dhe duke luajtur edhe me futbollistin tjetër të Spanjës, Nico Williams.

Sjellja e tij plot energji dhe pafajësi bëri për vete tifozët, ndërsa një moment i veçantë ishte edhe reagimi i një polici amerikan, i cili e përshëndeti Keynen me buzëqeshje.

Yamal ka folur më herët për rëndësinë e familjes në jetën e tij, duke treguar se lumturia e nënës dhe e vëllait të tij të vogël është një nga gjërat që e prek më shumë.

Për Yamalin, përtej futbollit dhe trofeve, gëzimi i njerëzve të dashur mbetet ëndrra më e madhe dhe motivimi kryesor në karrierën e tij. /Telegrafi/