Aktorja dhe këngëtarja, Vanessa Hudgens, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj, ish-lojtarit profesionist të bejsbollit Cole Tucker, përmes një postimi emocionues.
Në postim, ajo ndau një fotografi të përbashkët me bashkëshortin si dhe disa fotografi të tij.

Në përshkrim, Hudgens shkroi: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që e vë botën time në lëvizje. Do të të dua përgjithmonë, zemër. Jo, nuk jam sërish shtatzënë, kjo është thjesht një fotografi e ëmbël”.
Urimeve iu bashkuan edhe fansat e saj, të cilët lanë komente si: “Çifti më i bukur”, “Gëzuar ditëlindjen”, “Njerëz të mrekullueshëm” dhe “Sa fotografi e bukur”.
Kujtojmë se Hudgens në nëntor të vitit të kaluar solli në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Tucker.
Hudgens (36 vjeçe) dhe Tucker (29 vjeç) kanë tashmë një fëmijë së bashku, të lindur në korrik 2024.
Çifti njoftoi shtatzëninë e tyre të dytë më 12 korrik të vitit të kaluar, pothuajse një vit pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/





