Van Dijk gjen fajtorin për humbjen ndaj Man Cityt

Sport

Virgil van Dijk ka pranuar se kartoni i kuq i Ryan Gravenberch ishte momenti që ndryshoi gjithçka në humbjen e Liverpoolit me rezultat 3-0 ndaj Manchester Cityt. Mesfushori holandez u përjashtua në minutën e 62-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të pakujdesshme ndaj Jeremy Doku. Deri në atë moment, Liverpooli […]

Madhësia e shkronjave

Virgil van Dijk ka pranuar se kartoni i kuq i Ryan Gravenberch ishte momenti që ndryshoi gjithçka në humbjen e Liverpoolit me rezultat 3-0 ndaj Manchester Cityt.

Mesfushori holandez u përjashtua në minutën e 62-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të pakujdesshme ndaj Jeremy Doku. Deri në atë moment, Liverpooli kishte zhvilluar një pjesë të parë të mirë dhe kishte treguar intensitet në lojë.

Manchester City e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike, duke shënuar dy gola brenda gjashtë minutash. Fillimisht, Erling Haaland realizoi, përpara se Doku të dyfishonte epërsinë. Goli spektakolar i Rayan Cherkit, pas një aksioni të rrjedhshëm ekipor, vulosi fitoren e vendasve.

Pas ndeshjes, Van Dijk theksoi se përjashtimi i bashkëlojtarit e vështirësoi dukshëm sfidën për Liverpoolin.

“Pjesa e parë ishte e mirë nga ana jonë. Treguam intensitet, por në disa raste mund të kishim bërë më mirë kur kishim mundësi të dilnim në kundërsulme. Nuk krijuam raste të mëdha, por treguam se dëshironim të fitonim dhe kishim intensitet, që është minimumi i kërkuar”.

“Pjesën e dytë, kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen, sidomos kur pësuam gol shumë shpejt pas tij. Fakti është se mbetëm me dhjetë lojtarë dhe pësuam menjëherë, duke e bërë sërish një ndeshje të vështirë kundër tyre”.

Van Dijk foli edhe për atmosferën në stadiumin e Manchester Cityt, duke theksuar se ishte i përgatitur për një përballje të tillë.

“Atmosfera këtu është gjithmonë e mirë. Kam pasur fatin të luaj në shumë ndeshje të mëdha këtu. Për lojtarët e tjerë mund të ketë qenë ndryshe, por unë isha i gatshëm për të konkurruar dhe mendoj se e treguam këtë, sidomos në pjesën e parë”, përfundoi ai./Telegrafi/