Juventusi nuk arriti të merrte mbi një pikë në përbaljen ndaj Cagliarit, ndërsa në përfundimin e ndeshjes trajnerët Luciano Spalletti, respektivisht Fabio Pisacane u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Spalletti dhe Pisacane u përplasën me njëri-tjetrin, me asistentët që ndërhynë për t’i ndarë ndërsa gjyqtari iu dha karton të kuq.
Pas ndeshjes për “DAZN”, tekniku italian i Juventusit shpjegoi se asgjë nuk ka ndodhur thjesht ia ka bërë të qartë rivalit se “di si të humbasë kohë”.
“Asgjë nuk ndodhi. I thashë se janë të mirë, luajnë bukur por dinë edhe si të humbin kohë. Ai më tha “se çfarë nënkupton kjo?” dhe pastaj na përjashtoi. Ishte shumë normale”.
L’espulsione di #Spalletti. #CagliariJuve https://t.co/7Tt2HJeDQT
— Daniele De Felice (@DanieleBibo) October 11, 2026
Përndryshe, Spalletti kërkoi që Juventusi të bëhet më i fortë në duele për t’i marrë pikët e plota.
“Duhet të kuptojmë se duhet të jemi më të fortë në duele. Pak faulle po akordohen këto ditë. Duhet ta prejmë hapësirën e kundërshtarëve, siç bëri Kolo Muani në minutat e fundit”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Zhegrova dhuroi një paraqitje pozitive kur u inkuadrua në fushë, duke kërkuar disa herë golin me goditje nga distanca, por portieri mysafir dëshmoi se po kalonte një natë të mirë./Telegrafi/






