Vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani: U rrita me mallin e fëmijës që kërkon figurën e babait

Nacionale

Në Marshin për Lirinë ka folur edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani. Ajo para mijëra qytetarëve theksoi se epitetin e vajzës së heroit e mori një ditë pa i mbush një vit. “U rrita me një mungesë që nuk u plotësua kurrë, u rrita me mallin e fëmijës që kërkon figurën […]

Madhësia e shkronjave

Në Marshin për Lirinë ka folur edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.

Ajo para mijëra qytetarëve theksoi se epitetin e vajzës së heroit e mori një ditë pa i mbush një vit.

“U rrita me një mungesë që nuk u plotësua kurrë, u rrita me mallin e fëmijës që kërkon figurën e babait… krahas dhembjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj, babanë Bajram dhe xhaxhin…”, tha ajo.

Ajo tregoi se pavarësisht se babai dhe xhaxhai i saj ishin në pika të ndryshme të luftës, ata ranë dëshmor brenda pak minutash diferencë.

Ata u detyruan të luftojnë se populli nuk duronte më robërinë.

“Prandaj, kur unë dëgjoj fjalën UÇK, nuk shoh vetëm tri shkronja, shoh babanë e axhin, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë….”, tha ajo.

Prandaj, sipas saj, UÇK-ja për të nuk është slogan, nuk është politikë, por amanet. /Telegrafi/