Ngjarja ka ndodhur në Mirditë, gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve.
Teksa beteja kundër flakëve vijon, Tv Klan se një ushtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i lënduar.

Siç mësohet, 28-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë. Për pasojë, ka marrë plagë në kokë.
Mësohet se ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, në spitalin e Traumës në kryeqytet.





