Victoria Beckham mahnit me fustan transparent, ndërsa pozon pranë Davidit në Itali

Magazina

Victoria Beckham tërhoqi vëmendjen gjatë një dreke familjare në Bregun e Amalfit, ku u shfaq me një fustan të tejdukshëm ngjyrë jeshile menteje, të veshur mbi bikini. Ajo dhe bashkëshorti i saj, David, shijuan një vakt në restorantin e tyre të preferuar, Lo Scoglio, së bashku me fëmijët Harper dhe Cruz, të dashurën e këtij […]

Madhësia e shkronjave

Victoria Beckham tërhoqi vëmendjen gjatë një dreke familjare në Bregun e Amalfit, ku u shfaq me një fustan të tejdukshëm ngjyrë jeshile menteje, të veshur mbi bikini.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, David, shijuan një vakt në restorantin e tyre të preferuar, Lo Scoglio, së bashku me fëmijët Harper dhe Cruz, të dashurën e këtij të fundit, Jackie Apostel, si edhe nënën e Davidit.

Gjatë drekës, David u fotografua duke i dhënë një puthje në faqe Victoria-s, ndërsa familja dukej në humor të mirë, shkruan DailyMail.

Më pas, ish-futbollisti u kthye në jahtin luksoz të familjes për të shijuar diellin dhe një zhytje në det.

Dreka u zhvillua në një moment të veçantë për Cruz, i cili sapo ka publikuar EP-në e tij debutuese me gjashtë këngë, “Wear & Tear”.

Në disa prej këngëve, ai duket se ka bërë referenca për tensionet familjare dhe marrëdhënien e komplikuar me vëllain e tij më të madh, Brooklyn.

Ndërkohë, Brooklyn mungoi sërish në pushimet familjare, ndërsa Romeo dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, iu bashkuan pjesës tjetër të familjes në Itali. /Telegrafi/