Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="612" height="407" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814352-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="612" height="407" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814352-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Turqia kap 17 të kërkuar në një operacion ndërkombëtar, përfshirë një në Kosovë" loading="lazy"></p>Turqia ka njoftuar arrestimin e 17 personave të kërkuar gjatë një operacioni të koordinuar në 11 vende, përfshirë edhe Kosovën.  Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se arrestimet u kryen në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin. Njëri nga të arrestuarit, M.U, i kërkuar</div>

Madhësia e shkronjave

Turqia ka njoftuar arrestimin e 17 personave të kërkuar gjatë një operacioni të koordinuar në 11 vende, përfshirë edhe Kosovën.
 Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se arrestimet u kryen në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin.
Njëri nga të arrestuarit, M.U, i kërkuar me njoftim të kuq për abuzim seksual me fëmijë dhe rrëmbim, u kap në Kosovë.
Operacioni ndërkombëtar përpos Kosovës përfshiu edhe : Gjermaninë (6 të arrestuar), Irakun (2 të arrestuar), Azerbajxhanin, Bosnjë e Hercegovinën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Italinë, Kirgizistanin, , Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë
Yerlikaya theksoi se ky operacion tregon përkushtimin e Turqisë për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën e migrantëve në nivel ndërkombëtar.