Turnir humanitar volejbolli në “Sezai Surroi”, mbështeten tre maturantë

Vendore

Në Shkolla e Mesme Sezai Surroi në Bujanoc është zhvilluar finalja e turnirit të volejbollit, një aktivitet që përveç karakterit sportiv kishte edhe qëllim humanitar. Turniri u organizua nga Parlamenti i nxënësve në bashkëpunim me arsimtarët e Edukatës Fizike, prof. Imran Aqifi dhe prof. Magbule Arifi, duke përfshirë një numër të madh nxënësish pjesëmarrës. Sipas […]

Madhësia e shkronjave

Në Shkolla e Mesme Sezai Surroi në Bujanoc është zhvilluar finalja e turnirit të volejbollit, një aktivitet që përveç karakterit sportiv kishte edhe qëllim humanitar.

Turniri u organizua nga Parlamenti i nxënësve në bashkëpunim me arsimtarët e Edukatës Fizike, prof. Imran Aqifi dhe prof. Magbule Arifi, duke përfshirë një numër të madh nxënësish pjesëmarrës.

Sipas njoftimit të shkollës, përmes mjeteve të grumbulluara gjatë këtij aktiviteti është arritur të mbështeten tre maturantë për realizimin e ekskursionit të tyre.

Organizatorët kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit për angazhimin dhe solidaritetin e treguar, duke e cilësuar këtë aktivitet si një shembull të mirë të bashkëpunimit dhe humanizmit brenda komunitetit shkollor./BujanociNet/