Tuchel ka zgjedhur: Ja kush pritet të udhëheqë sulmin e Anglisë ndaj Kroacisë

Sport

Anglia pritet të zbresë me disa ndryshime interesante në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 ndaj Kroacisë, me Anthony Gordon që duket se ka fituar garën ndaj Marcus Rashford për një vend në formacionin titullar. Sipas raportimeve të Daily Mail, trajneri Thomas Tuchel është i prirur ta nisë yllin e Newcastle United nga minuta […]

Madhësia e shkronjave

Anglia pritet të zbresë me disa ndryshime interesante në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 ndaj Kroacisë, me Anthony Gordon që duket se ka fituar garën ndaj Marcus Rashford për një vend në formacionin titullar.

Sipas raportimeve të Daily Mail, trajneri Thomas Tuchel është i prirur ta nisë yllin e Newcastle United nga minuta e parë në krahun e majtë të sulmit. Strategu gjerman e vlerëson Gordonin për disiplinën taktike, intensitetin dhe kontributin në fazën mbrojtëse, cilësi që i konsideron të rëndësishme për të vendosur kontrollin e ndeshjes që në fillim.

Nga ana tjetër, Marcus Rashford mbetet një armë e fortë nga stoli. Tuchel beson se shpejtësia dhe aftësia e sulmuesit për të krijuar diferencën në momente kyçe mund të jenë më të vlefshme në pjesën e dytë të takimit.

Në mbrojtje, John Stones pritet të formojë qendrën e repartit defensiv me Ezri Konsan. Edhe pse Marc Guehi konsiderohej favorit para turneut, trajneri anglez duket se preferon forcën fizike dhe dominimin në duelet ajrore të Konsas, që plotësojnë profilin teknik të Stones.

Ndërkohë, shqetësimi më i madh për anglezët mbetet gjendja e Bukayo Sakas. Futbollisti i Arsenalit vazhdon të vuajë pasojat e një problemi afatgjatë me tendinin e Akilit dhe ende nuk ka arritur formën optimale.

Saka luajti vetëm një pjesë në miqësoren e zhvilluar me dyer të mbyllura ndaj Miami FC, të cilën Anglia e fitoi bindshëm 6-0. Për këtë arsye, Tuchel po mendon ta përdorë si zëvendësues, ndërsa Noni Madueke pritet të nisë ndeshjen në krahun e djathtë të sulmit.

Në prag të sfidës me Kroacinë, duket se Tuchel ka zgjedhur një qasje më të balancuar, duke ruajtur disa nga armët e tij më të rrezikshme për t’i aktivizuar gjatë lojës. /Telegrafi/