Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdoi kërcënimet e tij kundër Iranit, pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm.
Ai postoi një sërë imazhesh të gjeneruara nga Al në llogarinë e tij në Truth Social, të cilat tregojnë shkatërrimin dhe sekuestrimin e anijeve dhe infrastrukturës energjetike iraniane, raporton The Times of Israel.

Postimet pasuan dy ditë qetësie relative në Lindjen e Mesme, pas 13 ditësh sulmesh ajrore intensive ndaj Iranit dhe hakmarrjes iraniane.
Pentagoni ndaloi fushatën e bombardimeve të premten në mbrëmje dhe nuk u raportuan sulme të reja amerikane gjatë fundjavës.
Irani ka pezulluar gjithashtu sulmet ndaj vendeve fqinje me baza amerikane, të cilat i përdori për t’iu përgjigjur bombardimeve amerikane.
Teherani ka thënë se do të përmbahet nga sulmet për sa kohë që SHBA-të përmbahen. /Telegrafi/





