Trump thotë se SHBA-ja nuk po e sulmon Iranin “me kapacitet të plotë” për shkak të zgjedhjeve afatmesme

Bota

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se Uashingtoni nuk po e sulmonte Iranin “me kapacitet të plotë” për shkak të zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit, duke parashikuar se lufta do të përfundonte pas votimit ose ndoshta edhe më herët. I pyetur në një intervistë për Fox News rreth thirrjeve që SHBA-ja të ndërmarrë një […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se Uashingtoni nuk po e sulmonte Iranin “me kapacitet të plotë” për shkak të zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit, duke parashikuar se lufta do të përfundonte pas votimit ose ndoshta edhe më herët.

I pyetur në një intervistë për Fox News rreth thirrjeve që SHBA-ja të ndërmarrë një sulm “me kapacitet të plotë” kundër Iranit, Trump përmendi zgjedhjet e ardhshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Epo, ndoshta nuk e bëj këtë për shkak të zgjedhjeve”, tha ai, duke pretenduar se Irani po “çalon” dhe ndodhet në “vështirësi të mëdha”.

Trump tha se Irani ende zotëronte raketa pavarësisht sulmeve amerikane, por pohoi se arsenali i tij ishte shkatërruar në masë të madhe.

“Ata kishin shumë dhe kanë ende disa. Ato janë shkatërruar kryesisht… Por ata kanë raketa. Gjithmonë do të kenë disa raketa”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk kishte asnjë pendesë për rrjedhën e luftës dhe pohoi se sulmet amerikane kishin eliminuar kapacitetin bërthamor të Iranit.

“Nëse do të më duhej ta bëja sërish, do të veproja saktësisht siç veprova”, citohet të ketë thënë Trump, duke pretenduar se Teherani do të kishte përdorur një armë bërthamore kundër Izraelit, Lindjes së Mesme dhe qyteteve amerikane.

Presidenti amerikan hodhi poshtë gjithashtu një raport të Wall Street Journal, i cili sugjeronte se lufta me Iranin do të zgjaste deri në fund të mandatit të tij, duke thënë se “nuk ka asnjë mundësi”. /Telegrafi/