Trump pezullon shumë sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar një sërë masash ndëshkuese dhe tarifash të lidhura me Rusinë, përpara se ato të hynin në fuqi, pavarësisht synimit të Kongresit për të rritur presionin ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Në një urdhër ekzekutiv të publikuar të premten, Trump argumentoi se pezullimi i këtyre masave është në interesin […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar një sërë masash ndëshkuese dhe tarifash të lidhura me Rusinë, përpara se ato të hynin në fuqi, pavarësisht synimit të Kongresit për të rritur presionin ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

Në një urdhër ekzekutiv të publikuar të premten, Trump argumentoi se pezullimi i këtyre masave është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Ligji, i nënshkruar nga presidenti amerikan në muajin shtator, parashihte tarifa deri në 500 për qind për mallrat ruse, si dhe tarifa prej 100 për qind për produktet nga vendet që janë ndër pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit rus. Ato synojnë gjithashtu vendet që ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet ndërkombëtare.

Legjislacioni, i mbështetur nga senatori republikan Lindsey Graham, kishte për qëllim të shtonte presionin ekonomik ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, i nisur në vitin 2022.

Pezullimi do të mbetet në fuqi derisa presidenti dhe sekretari amerikan i Shtetit, në konsultim me sekretarin e Thesarit dhe përfaqësuesin amerikan për tregtinë, të vendosin se masat duhet të zbatohen.

Musk i propozoi Trumpit ngadalësimin e sistemit satelitor ukrainas, presidenti amerikan e miratoi kërkesën

Megjithatë, lideri amerikan vendosi të mos i zbatojë shumë prej këtyre masave në këtë fazë, duke iu referuar interesave kombëtare të SHBA-së, shkruan reuters.

Vendimi vjen në një kohë kur administrata amerikane po përballet me shqetësime për rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa lufta me Iranin ka shtuar pasigurinë në tregjet globale të naftës.

Kina dhe India, dy nga blerësit më të mëdhenj të naftës ruse, kanë shprehur kundërshtime ndaj mundësisë së vendosjes së tarifave të reja. Pekini ka kritikuar masat që zbatohen jashtë juridiksionit kombëtar, ndërsa India ka paralajmëruar për ndikimin e tyre në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Vendimi i Trumpit ka nxitur kritika nga demokratët në Kongresin amerikan. Kongresmeni Don Beyer e akuzoi presidentin se po i bën lëshime presidentit amrikan, Vladimir Putinit dhe po dobëson mbështetjen për Ukrainën.

Kritikat vijnë gjithashtu pas një marrëveshjeje të fundit për lehtësimin e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të naftës dizel, në këmbim të furnizimit të tregjeve globale me këtë produkt, me synimin për të ulur çmimet e karburanteve.

Disa ligjvënës amerikanë kanë paralajmëruar se lehtësimi i kufizimeve mund t’i sigurojë Moskës të ardhura shtesë për financimin e luftës kundër Ukrainës. /Telegrafi/

Komentet