Tronditet Portugalia para duelit me Kroacinë, legjenda portugeze humb babanë dhe largohet nga grumbullimi

Sport

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales së Kupës së Botës kundër Kroacisë. Manuel Ribeiro de Carvalho, babai i ish-mbrojtësit legjendar portugez dhe aktualisht ndihmësit të Roberto Martínez, Ricardo Carvalho, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Federata Portugeze e Futbollit (FPF) reagoi […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales së Kupës së Botës kundër Kroacisë.

Manuel Ribeiro de Carvalho, babai i ish-mbrojtësit legjendar portugez dhe aktualisht ndihmësit të Roberto Martínez, Ricardo Carvalho, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) reagoi të hënën me një mesazh ngushëllimi për familjen e ish-reprezentuesit portugez.

“Në këtë moment dhimbjeje të thellë, presidenti, bordi drejtues dhe të gjithë punonjësit e Federatës Portugeze të Futbollit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta Ricardo Carvalhos dhe familjes së tij, duke u dëshiruar forcë për ta përballuar këtë humbje të pariparueshme”, thuhej në deklaratën e FPF-së.

Federata konfirmoi gjithashtu se Ricardo Carvalho do të udhëtojë drejt Portugalisë në orët në vijim për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij. Lajmi u bë publik pas konferencës për shtyp ku ishte i pranishëm edhe sulmuesi i Portugalisë, João Félix.

Ricardo Carvalho konsiderohet si një nga mbrojtësit më inteligjentë të brezit të tij. Edhe pse nuk shquhej për forcën fizike, ai u dallua për pozicionimin, qetësinë dhe leximin e shkëlqyer të lojës.

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi tituj kampionë me Porton, Chelsean, Real Madridin dhe Monacon, ndërsa në vitin 2004 ngriti edhe trofeun e Ligës së Kampionëve me Porton.

Me fanellën e Portugalisë, Carvalho regjistroi 89 paraqitje dhe shënoi pesë gola, duke marrë pjesë në Kupat e Botës 2006, 2010 dhe 2014, si dhe në dy Kampionate Evropiane.

Humbja e babait të tij vjen në një moment delikat për kombëtaren portugeze, e cila po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut kundër Kroacisë. /Telegrafi/