Tre fituesit e javës së pestë të “Ekspertit”

Sport

Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi po vazhdon me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë afër 7500 përdorues që po testojnë njohuritë e tyre në parashikimin e rezultateve të ndeshjeve. Pasi u zgjodhën fituesit e javës së parë, dytë, tretë dhe katërt, tani pasi kanë shkuar edhe shtatë ditë të tjera, janë […]

Madhësia e shkronjave

Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi po vazhdon me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë afër 7500 përdorues që po testojnë njohuritë e tyre në parashikimin e rezultateve të ndeshjeve.

Pasi u zgjodhën fituesit e javës së parë, dytë, tretë dhe katërt, tani pasi kanë shkuar edhe shtatë ditë të tjera, janë shpallur edhe fituesit javorë të javës së pestë, të cilët grumbulluan më së shumti pikë me parashikimet e tyre.

Në vendin e parë renditet “Afrim”, i cili grumbulloi 58 pikë dhe siguroi çmimin kryesor javor, një pushim në fundjavë në restoring FAFA.

Në vendin e dytë me 56 pikë është renditur “Erjoniii”, i cili ka fituar vaucher në vlerë 50 euro nga Suna Sport, ndërsa podiumin e plotësoi “zizou”, i cili mblodhi 52 pikë dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.

Për tërheqjen e shpërblimeve dhe informatat shtesë, të tre fituesit janë kontaktuar tashmë nga redaksia e Telegrafit në e-mailin me të cilin janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Gara mbetet plotësisht e hapur për javën e fundit, pasi mijëra pjesëmarrës po vazhdojnë të konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.

Vlen të theksohet se fituesit e javës së pestë janë llogaritur bazuar në pikët e grumbulluara nga 6 korriku (e hënë) deri më 12 korrik (e diel) në ora 23:59, periudhë e cila përbënte javën e pestë të garës në “Eksperti”.

Java e gjashtë ka filluar pas orës 00:01 të së hënës (13 korrik) dhe zgjat deri në orën 23:59 të së dielës (13 korrik).

Ndryshe, gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të garojnë për t’u ngjitur në renditje, ndërsa më të mirët në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Shënim: Në rast se dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi kanë lojtarët që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Nëse barazia vazhdon edhe pas këtyre kritereve, përparësi merr lojtari që ka parashikuar i pari. /Telegrafi/