Tërmet në Shqipëri

Nacionale

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra. Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët […]

Madhësia e shkronjave

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra.

Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin.

Deri tani, nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar. /Telegrafi/