Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Nacionale

<div><div><img width="640" height="346" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/10/686110-termet-ne-maqedonine-e-veriut.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="termet-ne-maqedonine-e-veriut" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="876" height="474" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/10/686110-termet-ne-maqedonine-e-veriut.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="termet-ne-maqedonine-e-veriut" loading="lazy"></p>Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, […]</div>

Madhësia e shkronjave

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth.