Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi mbrëmjen e djeshme ka tentuar të grabisë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare
Në pranga ra M. M., 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij për t’ju shmangur Policisë.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare.
Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.
Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.
Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë tjetër.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819987-tentoi-te-grabiste-posten-nen-kercenimin-e-thikes-gjendet-i-fshehur-ne-tavan-24-vjeca6987598d09d82.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="tentoi-te-grabiste-posten-nen-kercenimin-e-thikes,-gjendet-i-fshehur-ne-tavan-24-vjecari-ne-shkoder" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819987-tentoi-te-grabiste-posten-nen-kercenimin-e-thikes-gjendet-i-fshehur-ne-tavan-24-vjeca6987598d09d82.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="tentoi-te-grabiste-posten-nen-kercenimin-e-thikes,-gjendet-i-fshehur-ne-tavan-24-vjecari-ne-shkoder"></p>Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi mbrëmjen e djeshme ka tentuar të grabisë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare Në pranga ra M. M., 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij për t’ju shmangur Policisë. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen</div>






