Tension para ndeshjes Irlandë–Izrael: Lojtarët irlandezë ulin kokat gjatë himnit, mungon edhe shtrëngimi i duarve

Sport

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit ka nisur me tensione të shtuara, pas disa momenteve të pazakonta të regjistruara para fillimit të takimit. Përpara ndeshjes kishte pasur pasiguri nëse Irlanda do të zbriste në fushë, pasi një pjesë e ekipit kombëtar kishte shprehur mbështetje për bojkotin e përballjes. Megjithatë, Federata Irlandeze vendosi […]

Madhësia e shkronjave

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit ka nisur me tensione të shtuara, pas disa momenteve të pazakonta të regjistruara para fillimit të takimit.

Përpara ndeshjes kishte pasur pasiguri nëse Irlanda do të zbriste në fushë, pasi një pjesë e ekipit kombëtar kishte shprehur mbështetje për bojkotin e përballjes. Megjithatë, Federata Irlandeze vendosi që skuadra të luante ndeshjen.

Tensioni u vu re që gjatë nxehjes, kur futbollistët irlandezë u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve izraelitë të pranishëm në stadium.

Momenti më i komentuar erdhi gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit. Në atë çast, futbollistët e Irlandës ulën kokat, një veprim që u interpretua si një gjest proteste në kontekstin e situatës së krijuar rreth kësaj ndeshjeje.

Një tjetër moment i pazakontë u regjistrua gjatë protokollit para ndeshjes, pasi lojtarët e dy skuadrave nuk u përshëndetën me shtrëngim duarsh dhe u drejtuan menjëherë drejt bankinave të tyre.

Në këto rrethana, Irlandë–Izrael ka nisur me një atmosferë të veçantë jashtë fushës, por me irlandezët që i shënuan dy gola brenda 15 minutave, me Troy Parrot dhe Adam Idah. /Telegrafi/