Televizioni i Real Madridit sulmon La Ligën pas përjashtimit të Vinicius Junior

Sport

Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas kartonit të kuq të Vinicius Junior. Kanali zyrtar i klubit madrilen kontestoi mungesën e konsistencës në vendimet e gjyqtarëve, duke krahasuar rastin e brazilianit me disa incidente të tjera gjatë ndeshjes, për të cilat VAR-i […]

Madhësia e shkronjave

Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas kartonit të kuq të Vinicius Junior.

Kanali zyrtar i klubit madrilen kontestoi mungesën e konsistencës në vendimet e gjyqtarëve, duke krahasuar rastin e brazilianit me disa incidente të tjera gjatë ndeshjes, për të cilat VAR-i nuk ndërhyri.

Viniciusit iu anulua një gol pas ndërhyrjes së VAR-it, pasi u konstatua se ai i kishte tërhequr flokët Nathan Salibës në fillim të aksionit. Gjyqtari Isidro Díaz de Mera anuloi golin dhe e ndëshkoi sulmuesin madrilen me karton të kuq.

Vendimi shkaktoi pakënaqësi edhe te lojtarët e Real Madridit. Aurelien Tchouameni shprehu habinë e tij pas ndeshjes, duke thënë: “Nuk e kuptoj çfarë po ndodh me gjyqtarët dhe këtë karton të kuq”.

Përjashtimi i Viniciusit mund të ketë pasoja të rëndësishme për madrilenët, pasi braziliani rrezikon të mungojë në El Clasicon e ardhshëm ndaj Barcelonës, në varësi të dënimit që do të marrë. /Telegrafi/