Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi një traget u përfshi nga flakët pranë një porti në Indonezi

Bota

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi trageti “KMP Batumandi” u përfshi nga flakët pranë portit Merak, në Indonezinë perëndimore, të martën. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit evakuuan të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin nga trageti që u përfshi nga flakët të martën, ndërsa po i afrohej portit Merak në provincën […]

Madhësia e shkronjave

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi trageti “KMP Batumandi” u përfshi nga flakët pranë portit Merak, në Indonezinë perëndimore, të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit evakuuan të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin nga trageti që u përfshi nga flakët të martën, ndërsa po i afrohej portit Merak në provincën Banten, në Indonezinë perëndimore.

Një shtëllungë e dendur tymi u ngrit nga “KMP Batumandi”, i cili po përgatitej të ankorohej.

Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima.

Anija ishte nisur nga Bakauheni, në skajin jugor të Sumatrës, rreth orës 14:52.

Rreth dy orë më vonë, personeli në breg vuri re flakë pranë pjesës së pasme të anijes.

Operatori njoftoi se evakuimi përfundoi brenda një ore.

Një pasagjer tregoi se tymi u dendësua, frymëmarrja u bë e vështirë, ndërsa nga tavani rridhte naftë.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet ndërkohë që autoritetet portuale, agjencia e kërkim-shpëtimit dhe policia po merren ende me menaxhimin e situatës. /Telegrafi/

Komentet