Një supertanker që transportonte më shumë se 2 milionë fuçi naftë bruto shpërtheu dhe u përfshi nga flakët pasi goditi një minë detare në jug të Ngushticës së Hormuzit.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, njoftoi të martën forca detare e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB, forca detare bëri të ditur se anija po kryente shkelje dhe se kishte fikur të gjitha sistemet e saj të radarit dhe të lundrimit.
Sipas deklaratës, tankeri i shpërfilli paralajmërimet e forcës detare të IRGC-së dhe po përpiqej të largohej nga ngushtica përmes një “rruge jugore të paautorizuar”, kur goditi minën.
Forca detare nuk e identifikoi anijen dhe nuk dha detaje lidhur me flamurin e saj, ekuipazhin, viktimat e mundshme apo shkallën e dëmeve.
“Pronarët e anijeve dhe ekuipazhet në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit mbajnë përgjegjësi për lundrimin në rrugë të paautorizuara”, thuhej në deklaratë.
“Çdo lëvizje që shpërfill sigurinë e kësaj ngushtice do të trajtohet me vendosmëri”, shtohej më tej. /Telegrafi/
Më poshtë janë pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat supozohet se tregojnë momentin e shpërthimit.
The IRGC-Navy published footage of a supertanker carrying over 2 million barrels of crude oil that caught fire after hitting a naval mine in the illegal southern Strait of Hormoz route. The tanker had turned off AIS radar systems, and ignored warnings. https://t.co/17tH3GiMIC
— Arya Yadegaar (@AryJeayBackup) October 20, 2026
تصاویری از انفجار سوپر نفتکش متخلف پس از اصابت با یک مین دریایی در جنوب تنگه هرمز https://t.co/lZNMnjR4hg
— خبرگزاری ایسنا (@isna_farsi) October 20, 2026
