Sydney Sweeney ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një skenë nga seriali “Euphoria”, ku këtë herë nuk është për skena provokuese, por për një performancë aktoriale.
Në një episod të ri, ajo interpreton një monolog nga Shekspiri, duke marrë shumë lëvdata nga fansat për aftësitë e saj në aktrim dhe për intensitetin emocional të rolit.
Shikuesit e kanë vlerësuar performancën si një nga momentet më të forta të sezonit, me disa që madje e përmendin si pretendente për çmime, shkruan DailyMail.
Seriali vazhdon të jetë i diskutuar për skena të guximshme dhe temat e forta, por gjithashtu po arrin shikueshmëri shumë të lartë në platforma streaming. /Telegrafi/






