Sydney Sweeney mahnit me koleksionin e ri të të brendshmeve, pas mungesës së nominimit në Emmy

Magazina

Sydney Sweeney shfaq format e saj, teksa prezanton linjën e saj të të brendshmeve pas zhgënjimit në Emmy Sydney Sweeney ka lënë pas zhgënjimin pas mosmarrjes së një nominimi në Primetime Emmy, duke u fokusuar në lançimin e linjës së saj të të brendshmeve SYRN me një video të re promovuese. Aktorja 28-vjeçare, e cila […]

Madhësia e shkronjave

Sydney Sweeney shfaq format e saj, teksa prezanton linjën e saj të të brendshmeve pas zhgënjimit në Emmy

Sydney Sweeney ka lënë pas zhgënjimin pas mosmarrjes së një nominimi në Primetime Emmy, duke u fokusuar në lançimin e linjës së saj të të brendshmeve SYRN me një video të re promovuese.

Aktorja 28-vjeçare, e cila javën e kaluar u përball me një refuzim nga çmimet Emmy për portretizimin e Cassie Howard në serialin “Euphoria”, u shfaq në një video argëtuese të publikuar të shtunën, ku prezantoi koleksionin e ri të markës së saj, shkruan DailyMail.

Sydney dukej në formë të shkëlqyer teksa kërcente në rimorkion e saj me të brendshme të ngushta, përpara se të provonte disa prej modeleve të reja të linjës së saj.

Ylli i “Housemaid” lançoi linjën e saj të të brendshmeve në janar dhe që prej atëherë ka shërbyer shpesh si imazhi kryesor i markës, duke ndarë rregullisht fotografi dhe video me produktet e saj.

Ndërsa biznesi i saj duket se po ecën mirë, karriera e saj në aktrim ka kaluar një moment zhgënjyes këtë muaj, pasi shumë fansa u habitën që ajo nuk mori nominimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse në një Serial Drama në çmimet Emmy, pavarësisht rolit të saj të rëndësishëm në sezonin e tretë të “Euphoria”. /Telegrafi/