Përplasja e policisë me protestuesit te Katedralja në Tiranë, reagon Metropoliti i Korçës

Nacionale

Metropoliti i Korçës, Anastas Mamaj, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë brenda kufijve të ligjit. Në një postim në Facebook, Mamaj i ka kërkuar policisë të heqë dorë nga dhuna dhe arbitrariteti, duke paralajmëruar se shpërdorimi i […]

Madhësia e shkronjave

Metropoliti i Korçës, Anastas Mamaj, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë brenda kufijve të ligjit.

Në një postim në Facebook, Mamaj i ka kërkuar policisë të heqë dorë nga dhuna dhe arbitrariteti, duke paralajmëruar se shpërdorimi i autoritetit shtetëror mbart përgjegjësi ligjore dhe historike.

Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, ka shkruar Mamaj.

Komentet