Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik.
Sipas njoftimit të ministrisë, sulmi ka ndodhur pak minuta para publikimit të njoftimit.

“Ju informojmë se para pak minutash, ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net ka qenë cak i një sulmi kibernetik”, thuhet në njoftim.
Ministria ka bërë të ditur se deri në rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të ueb-faqes, qytetarët mund t’i adresojnë ankesat dhe kërkesat e tyre përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes Viberit në numrin +383 (0) 46 311-000.
Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka thënë se mbetet në shërbim të tyre gjatë kësaj periudhe.





