Ioannis Malukos është ambasadori i ri i Greqisë në Maqedoni. Ai ia dorëzoi sot kredencialet e tij presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe njoftoi mbështetje të fortë të Greqisë për integrimin evropian të vendit. Ministria e Punëve të Jashtme Greke tashmë e liston Malukos si kreun e misionit në Shkup.
Malukos shprehu gatishmërinë për të promovuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë përmes dialogut politik konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
Ai tregoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër prioritetet gjatë presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027.
Ambasadori i ri theksoi gjithashtu praninë e kompanive greke në Maqedoninë e Veriut si një urë të rëndësishme ekonomike midis dy vendeve.
Siljanovska-Davkova, nga ana tjetër, tha se pret që mandati i Malukos do të kontribuojë në hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet maqedonase-greke.






