Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe sot vazhdon të mbajë mot i nxehtë, me periudha të gjata me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 33°C.

Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s. /Telegrafi/





