Situatë delikate për Messin, familja e tij lëshon komunikatë zyrtare

Sport

Familja e Lionel Messit ka publikuar një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se babai i futbollistit, Jorge Messi, po përballet me një gjendje shëndetësore dhe aktualisht është nën mbikëqyrje mjekësore. Në deklaratë thuhet se gjendja e tij po përmirësohet dhe ai po rikuperohet në mënyrë të qëndrueshme brenda situatës që po kalon. Familja Messi shprehu gjithashtu […]

Madhësia e shkronjave

Familja e Lionel Messit ka publikuar një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se babai i futbollistit, Jorge Messi, po përballet me një gjendje shëndetësore dhe aktualisht është nën mbikëqyrje mjekësore.

Në deklaratë thuhet se gjendja e tij po përmirësohet dhe ai po rikuperohet në mënyrë të qëndrueshme brenda situatës që po kalon.

Familja Messi shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për raportimet dhe spekulimet që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, duke i cilësuar si të papërshtatshme dhe të pandjeshme ndaj një çështjeje private familjare.

“Familja Messi informon se Jorge Messi aktualisht po kalon një situatë shëndetësore. Ai ndodhet nën kujdes mjekësor dhe po përmirësohet gradualisht”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Ata theksojnë se vetëm familjarët më të afërt kanë informacion të saktë për gjendjen e tij, duke kërkuar që çdo informacion që nuk vjen drejtpërdrejt nga familja ose burimet zyrtare të mos merret si i vërtetë.

“Ne kërkojmë përgjegjësi, kujdes dhe humanitet. Shëndeti i një personi dhe qetësia e familjes nuk duhet të jenë subjekt spekulimesh”, vazhdon deklarata.

Familja gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe shqetësim, duke kërkuar respektim të privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Lionel Messi, kapiteni i Inter Miamit, ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara ku po përfaqëson Argjentinën në Kupën e Botës 2026./Telegrafi/