Formacionet zyrtare, Zvicër – Bosnje: Dy skuadrat luftojnë për fitoren e parë të Botërorit

Sport

Kombëtarja e Zvicrës do ta ketë përballë atë të Bosnje dhe Hercegovinës në duelin që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. Ndeshja që do të zhvillohet në ‘SoFi Stadium’ pritet të jetë një betejë e vërtetë mes dy skuadrave, të cilat do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Botëror dhe për të […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Zvicrës do ta ketë përballë atë të Bosnje dhe Hercegovinës në duelin që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja që do të zhvillohet në ‘SoFi Stadium’ pritet të jetë një betejë e vërtetë mes dy skuadrave, të cilat do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Botëror dhe për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Zvicra në ndeshjen e parë kishte luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Katarit, teksa me të njëjtin rezultat u nda edhe Bosnja me Kanadanë.

Nga minuta e parë në këtë sfidë e nis mesfushori shqiptar Granit Xhaka, teksa njësoj si në ndeshjen e kaluar, Ardon Jashari mbetet opsion nga banka rezervë.

Te Bosnja në anën tjetër përzgjedhësi Sergej Barbarez ka vendosur t’i besojë sërish emrave si Kerim Alajbegovic, Edin Dzeko dhe Ermedin Demirovic.

Zvicra: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Aebischer, Rieder, Ndoye; Xhaka, Freuler; Embolo.

Bosnja: Vasilj; Kolasinac, Muharemovic, Katic, Dedic; Alajbegovic, Tahirovic, Sunjic, Memic; Dzeko, Demirovic.