Siparantum triumfon në Mal të Zi, Kurti: Tri çmime dhe një tjetër sukses i madh

Magazina

Kori kosovar “Siparantum” ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, në Mal të Zi. Në kategorinë C2 – Kore të Përziera, “Siparantum” fitoi vendin e parë me 97 pikë dhe u shpall fitues i kategorisë, në konkurrencë me kore nga […]

Madhësia e shkronjave

Kori kosovar “Siparantum” ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, në Mal të Zi.

Në kategorinë C2 – Kore të Përziera, “Siparantum” fitoi vendin e parë me 97 pikë dhe u shpall fitues i kategorisë, në konkurrencë me kore nga Serbia dhe Mali i Zi.

Përveç këtij çmimi, kori u vlerësua edhe me Çmimin për Interpretimin e Jashtëzakonshëm në Kompozim Bashkëkohor, ndërsa dirigjenti Memli Kelmendi mori çmimin për Dirigjentin më Premtues.

Lajmi është përshëndetur edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi ka ndarë suksesin e korit kosovar dhe ka vlerësuar përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Mbrëmë, në Park Hall në Herceg Novi, Siparantum Choir doli fitues i trefishtë.

Në Kategorinë C2 – Kore të Përziera, në konkurrencë me dy kore nga Serbia dhe dy kore nga Mali i Zi, Siparantum Choir fitoi vendin e parë me 97 pikë, duke u shpallur Fitues i Kategorisë.

Çmimi për Interpretimin të Jashtëzakonshëm në kompozim Bashkëkohor

Çmimi për Dirigjentin më Premtues – Memli Kelmendi

Vendi i Parë – 97 pikë dhe Fitues i Kategorisë C2

Një mbrëmje e jashtëzakonshme, tri çmime dhe një tjetër sukses i madh për Siparantum Choir, në përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Ky sukses vjen në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi dhe i shtohet rezultateve të “Siparantum” në garat ndërkombëtare të muzikës korale. /Telegrafi/