Si u pasurua familja e Orbanit për 64 milionë euro?

Bota

Sipas një analize të portalit ekonomik hungarez G7, kompanitë e lidhura me familjen e ish-kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, kanë përfituar dhjetëra miliona euro gjatë viteve të tij në pushtet. Nga viti 2010 deri në vitin 2026, këto kompani kanë marrë gjithsej mbi 64 milionë euro vetëm nga dividendët. Sipas të dhënave, babai i Orbanit […]

Madhësia e shkronjave

Sipas një analize të portalit ekonomik hungarez G7, kompanitë e lidhura me familjen e ish-kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, kanë përfituar dhjetëra miliona euro gjatë viteve të tij në pushtet.

Nga viti 2010 deri në vitin 2026, këto kompani kanë marrë gjithsej mbi 64 milionë euro vetëm nga dividendët.

Sipas të dhënave, babai i Orbanit ka marrë mbi 34 milionë euro nga kompanitë e tij të minierave, si dhe nga biznese të tjera në sektorin e transportit dhe pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, dhëndri i ish-kryeministrit, Istvan Tiborcz, ka marrë mbi 29 milionë euro dividendë nga kompanitë që zotëron, kryesisht nga grupi BDPST, i cili operon në sektorin e investimeve, turizmit, pasurive të paluajtshme, financave dhe logjistikës.

Sipas raportit, kompania qendrore e grupit BDPST ka akumuluar gjithashtu qindra miliona euro fitim të pashpërndarë, që mund të shpërndahet në të ardhmen si dividendë.

Po ashtu, bizneset e lidhura me familjen kanë pasur rezultate të ndryshme: disa kompani kanë raportuar fitime, ndërsa të tjera kanë regjistruar humbje, veçanërisht ato që operojnë jashtë vendit. /Telegrafi/